Nika përcillët në banesën e fundit

07/02/2011 15:35

Janë zhvilluar sot në Lezhë homazhet për Aleks Nikën, e më pas ceremonia e përcjelles së tij për në banesën e fundit.

I riu nga Lezha humbi jetën pas një plage që mori në kokë nga një plumb gjatë demonstratës së 21 janarit. Trupi tij u kthye të dielën nga Turqia dhe sot është kryer edhe varrimi.

Gjatë ceremonisë kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e Partise Socialistë si dhe grupi parlamentar i kësaj partie.

Me qindra të afërm dhe miq janë mbledhur pranë shtëpisë së Aleks Nikës, familja e të cilit banon në fshatin Gryke Manati, komuna kolsh, në Lezhë.

35-vjecari ishte babai i dy fëmijëve, dy vajza të mitura dhe prej vitesh kishte qenë emigrant. Më 21 janar ai ishte në demonstratën e opozitës në kohën kur u vranë tre shtetasit Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ai është qëlluar me një plumb në kokë.

Është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por për shkak të gjendjes së rëndë ai u dërgua në Turqi. Mjekët e patën të pamundur të rekuperojnë dëmtimet e rënda që i riu kishte marrë nga plumbi në kokë. Të shtunën ai ndërroi jetë duke e cuar në 4 numrin e viktimave të demonstratës së 21 janarit.

Top Channel