Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetar
Një mes disa bankave të grabitura së fundmi me armë, në 26 janar të këtij viti, dyshohet se është kryer nga pesë persona të prangosur nga Policia e Tiranës, gjatë një operacioni ku u përfshinë edhe forcat e RENEA-s. (UPDATE)
Mes të arrestuarve dy nga pjesëtarët e këtij grupi janë të mitur e për këtë policia raporton vetëm inicialet e tyre dhe jo identitetin e plotë.
Policia dyshon se grupi përdorte si bazë të veten një kasolle në periferi të kryeqytetit, në Sharrë, atje ku më parë grumbulloheshin plehrat.
Pikërisht me emrin “Banesa e vjetër” u kodua edhe operacioni, i cili jo zyrtarisht mësohet të ketë nisur pas informacioneve për disa të rinj që kishin grumbulluar armë në Sharrë, por që përfundoi në zbulimin e një grupi që përdorte si taktikë për t’i shpëtuar policisë, pas vjedhjeve me motorë dhe paruke flokësh.
Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Saimir Muçaj, në pranga janë vënë shtetasit: Saimir Fari Thaci, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për tentativë vjedhje; Jetnor Idriz Gaxha, 26 vjeç, lindur në Has dhe banues në Tiranë; M. M, 17 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë; Liridon Femi Mena, 19 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë; O. S, 16 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Në bazën e të dyshuarve për një seri vjedhjesh që nisin nga automjetet, banesat e përfundojnë tek bankat, u gjetën gjashtë automatikë, katër motora të vjedhur në Durrës e Tiranë, një maskë plastike, 30 çelësa motoçikletash e makinash si dhe kaçavida e pinca të shumta. Për të zbuluar se çfarë ka grabitur konkretisht ky grup të rinjsh, pritet të zbardhet nga hetimet e mëtejshme.
Top Channel