Pajisje e re për mamografinë

05/02/2011 16:10

Numri i vajzave dhe grave që janë diagnostikuar me kancer në gji është dyfishuar. Mjekët saktësojnë se çdo vit numërohen 300 deri në 400 paciente me tumor në gji.

Kryetarja e Kuvendit ka inaguruar në spitalin onkologjik një nga aparturat e mamografisë dhe ka saktësuar se pajisje të tilla do të ketë edhe në disa spitale të vendit.

“Është në fakt një alarm i madh, një zile e madhe alarmi, se edhe në moshat e reja, jo vëtëm në moshën mbi 40 vjeçe, inçidenca e sëmundjes së kancerit në gji është dyfishuar, ndoshta edhe trefishuar. I bëj një ftesë çdo gruaje që të drejtohen në pikat ku janë mamografitë, të shkojnë të parandalojnë këtë sëmundje të keqe”, është shprehur Topalli.

Vetkontrolli, por edhe kryerja e mamografisë, do të sillte parandalimin e kancerit të gjirit tek gratë.

Top Channel