Dëmtimet ortopedike

05/02/2011 16:05

Në Shqipëri problemet ortopedike, mund të përballohen me të njëjtin profesionalizëm dhe teknologji, ashtu si dhe në vendet më të përparuara të Europës.

Presidenti i komitetit shkencor, i cili është edhe drejtori i klinikës së dytë ortopedike në “Hygeia” të Athinës, ka saktësuar se gjatë këtyre 10 viteve të fundit zhvillimet teknologjike kanë shkaktuar shpërthime në metodat e reja kirurgjikale.

“Jemi mbledhur për të folur për zhvillimet e fundit të ortopedisë. Aty ku është dhe aty ku duam të shkojmë, të flasim për dëmtimet ortopedike që ndodhin gjatë aksidenteve rrugore, dëmtimet ortopedike të shumëfishta, që sot mund të përballohen me sukses, por kërkojnë bashkëpunimin e ortopedistëve me specialitete të tjera mjekësore”, është shprehur Savvas Sourmelis, drejtor i klinikës së dytë ortopedike të “Hygeia”, Athinë.

“Aktualisht jemi duke kryer një sërë operacionesh që kanë të bëjnë me zëvendësimin e protezave të gjurit, si dhe me frakturat e ndryshme që na kanë ardhur. Së afërmi do të jemi në gjendje të mbulojmë gjithë fushën e ortopedisë, duke përfshirë këtu edhe patologjitë e kolonës vertebrale”,  tha Dritan Pasku, kirurg ortoped.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili e ka përshëndetur këtë aktivitet shkencor, ku janë shkëmbyer njohurit mes shkencëtarëve të njohur.

“Ndarja e këtyre opinioneve me kolegë të gjerë bën të mundur që në jë farë mënyre të flasim për gjëra që tashmë njihen mirë me të njëjtën gjuhë dhe të mos merremi më me opinione kontradiktore shkencërisht të padobishme të cilat kushtojnë jetë pacientësh”, është shprehur Vasili.

Top Channel