Kryeministri egjiptian Ahmet Shafiq ka përjashtuar mundësinë e kalimit të pushtetit nga presidenti tek zëvendësi i tij, sic propozon Komiteti i të Mencurve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shafiq në një intervistë për rrjetin satelitor Arabiya.
Kryeministri ka sqaruar se pushteti duhet të qëndrojë në duart e presidentit për motive legjislative, në mënyrë që të përfundojnë reformat kushtetuese.
Me dhjetëra mijëra protestues u mblodhën sot në sheshin kryesor të Kajros, Tahrir, për të kërkuar për të dhjetën ditë rresht largimin e presidentit Hosni Mubarak.
Dita e sotme ishte emëruar si “dita e largimit” të Mubarak, i cili mbrëmë tha se dëshiron të japë dorëheqjen, por nuk e bën nga frika e rritjes së pasigurisë në vend.
Top Channel