Bulqizë, stuhia bllokon rrugën

03/02/2011 12:05

Ulja e temperaturave në Bulqizë është shoqëruar me erë të fortë që ka sjellë probleme në aksin kryesor nacional Bulqizë-Peshkopi.

Tek vendi i quajtur Gurët e Skënderbeut, në Vajkal, ku dje mbasdite rreth orës 15 rreth 70 makina janë bllokuar për rreth 2 orë si pasojë e akullit në rrugë dhe prurjes së dëborës nga era e fortë, duke ngritur prita të mëdha për gati 2 metra të larta.

Për borëpastrueset ka qenë mjaft e vështirë për hapjen e rrugës, pasi prania e borës që sillte era ishte shumë e madhe.

Po ashtu, bllokim të rrugës ka pasur dhe në aksin që lidh lagjen e vjetër me lagjen e re, ku rreth orës 17 mbasdite, me dhjetra makina kanë ngelur të bllokuara si pasojë e borës që bëhej prezente nga era e fortë.

Ndërkohë, edhe sot rruga që lidh këto dy lagje në mëngjes ka vazhduar të jetë e bllokuar prej sasisë së madhe të borës që është mbledhur nga era e fortë.

Top Channel