21 janari, i plagosuri në vdekje klinike

03/02/2011 14:35

Aleks Nika, protestuesi i katërt i plagosur me plumb në kokë në demonstratën e 21 janarit, ka pësuar vdekje klinike në spitalin e Bakërkëjit në Stamboll.

Burime të sigurta pranë këtij spitali kanë pohuar për Top Channel se sipas mjekëve, shanset për rikthimin ne jetë të Nikës janë minimale.

Të njëjtat burime theksojnë se mjekët i kanë kërkuar të afërmëve të të plagosurit të vendosin për jetën e Aleks Nikës, nëse do të vazhdojë të jetë i lidhur pas aparaturave apo do të vendosin t’ia heqin ndihmën që ato i japin dhe të shpallin vdekjen e tij.

Në demonstratën e 21 janarit humbën jetën tre persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Pas disa ditesh qëndrimi në Spitalin Ushtarak, mjekët shqiptarë vendosën ta dërgonin Nikën menjëherë për mjekim në Turqi, ku gjendja e tij nuk ka patur asnjë ndryshim.

Top Channel