Pukë, makina bie në humnerë, 2 të vdekur

02/02/2011 15:55

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave është verifikuar para pak castesh në qytetin e Pukës.

Sipas informacioneve të fundit, një automjet i tipit “Land Rover” ka dalë nga rruga dhe ka rënë një humnerë të thellë 200 metra.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se përvec viktimave, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona të tjerë që udhëtonin në të njëjtën makinë.

Burimet shtojnë më tej se policia ka identifikuar dy viktimat me emrat Mark Leka, 42 vjec dhe Afrim Xheka 37, ndërkohë që po heton për shkaqet e aksidentit.

Top Channel