Elbasan-Peqin, aksident, katër të plagosur

01/02/2011 22:00

Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.

Shkak është bërë përplasja e dy automjeteve, një me targa të Fierit dhe tjetra me të Durrësit.

Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur shtetasit Pëllumb Rusta, Lirie dhe Artan Përfundi dhe Ramazan Agolli.

Shkak mendohet të jetë kalimi në korsin e gabuar të një prej mjeteve.

Top Channel