Veliaj: Varfëria po dëshpëron qytetarët

31/01/2011 22:15

Koordinatori i PS, Erjon Veliaj u është përgjigjur kritikave të qeverisë për përdorim të kontigjenteve kriminale në protestë, duke vënë në dukje se njerëzit sot në vend mund të bëhen kriminelë për shkak të varfërisë.

“Qeveria thotë se në protestë kishte njerëz kriminelë, por në situatën në vend, një njeri mund të bëhet kriminel edhe nga dëshpërimi. Shumë persona nuk mund të ushqejnë sot fëmijët e tyre”, ka deklaruar Veliaj.

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Veliaj është shprehur se publikimi i videos Meta-Prifti ka acaruar shoqërinë shqiptare, e cila jeton në vështirësi ekonomike.

“Është e turpshme të shohësh numrin 2 të qeverisë që në pak sekonda të marrë një shumë parash që një familje nuk i bën dot në vite të tëra punë”, ka pohuar Veliaj.

Top Channel