Komisioni, PS publikon kërkesën

31/01/2011 20:45

Partia Socialiste ka publikuar pasditen e sotme kërkesën me të cilën do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të veprimtarisë së komisionit hetimor të 21 janarit.

Sipas informacioneve të fundit, PS do t’i kërkojë Kushtetueses që të zgjidhë mosmarrëveshjet mes prokurorisë dhe Kuvendit për ngjarjet.

“Gjykata duhet të pezullojë vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor dhe të përcaktojë organin kompetent që do të hetojë ngjarjen e 21 janarit. Komisioni ka kryer veprime që lidhen me aktivitetet e prokurorisë”, thuhet në kërkesën e PS.

Kërkesa në fjalë u firmos sot nga të gjithë deputetët e opozitës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

Top Channel