21 janari, ekspertët e KiE hetojnë dhunën

31/01/2011 20:20

Katër ekspertë të Këshillit të Europës, të komitetit kundër dhunës dhe torturës, kanë mbërritur në Tiranë, në një udhëtim jashtë axhendës për të hetuar mbi dhunën e përdorur gjatë dhe pas demonstratës së 21 janarit.

Ekspertët kanë ardhur në mënyrë sekrete dhe janë takuar me demonstruesit e 21 janarit dhe kanë dëgjuar pretendimet e tyre për ushtrim dhune, e cila duket se përvecse gjatë protestës ka vazhduar edhe në komisariate.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar takime me krerë të Ministrisë së Brendshme, të Drejtësisë dhe Policisë së Shtetit për të hetuar mbi ngjarjet. Në përfundim të misionit të tyre, ekspertët do të hartojnë një raport, që do të diskutohet nga Këshilli i Evropës.

Top Channel