Ekonomia amerikane, përmirësohet rritja

29/01/2011 09:05

Ekonomia amerikane përmirësoi rritjen e saj në tremujorin e fundit të vitit 2010, duke regjistruar shifrën 3,2% ose 0,78% më shumë nga semestri paraardhës.

Falë këtij tremujori të fundit pozitiv, ekonomia amerikane llogarit të jetë rritur në total me 2,6% në vitin e shkuar. Raportin e publikoi mbrëmë Departamenti Shtetëror i Tregëtisë.

Një rritje e rëndësishme e forcës blerëse dhe rënia e importeve ndikuan në përmirësimin e shifrave. Pavarësisht papunësisë që mbetet një shqetësim, Departamenti vlerësoi se pagat kanë vazhduar të rriten me një mesatare prej 2% në 2010-n.

Top Channel