Homazhi, policia: Nuk pati incidente

28/01/2011 21:35

Policia e Tiranës ka nxjerrë një deklaratë për shtyp në lidhje me protestën-homazh të opozitës në bulervardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas policisë, “nuk u vu re asnjë incident përpara, gjatë dhe pas tubimit homazh”.

“Tubimi është zhvilluar qetësisht”, thuhet në deklaratë.

Sipas forcave blu, në homazhin e zhvilluar në bulevard ishin vetëm 6 mijë persona.

Top Channel