OSBE, mbërrin sot Evaldas Ignatavicius
					 27/01/2011 13:55					
				
				
								
			Mbërrin sot në Tiranë përfaqësuesi i kreut të presidencës së OSBE-së Evaldas Ignatavicius.
Vizita e zyrtarit të lartë vjen pas situatës që po kalon vendi, pas demonstratës së 21 janarit.
Ignatavicius pritet të ketë takime me presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve.
Top Channel