Krerët e strukturave paralele serbe në veri të Mitrovicës nuk lejuan dje përurimin e një parku me një kënd lojrash për fëmijët, të financuar nga USAID.

Sipas mediave kosovare, kreu i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës, Radenko Ndelekovic urdhëroi agjentë serbë që të shkonin tek zona e parkut dhe të pengonin përurimin e tij.

Për rrjedhojë, hapja e parkut të ri u shty për në orët e pasdites, në një moment kur situata në këtë zonë të Mitrovicës ishte qetësuar.

Parku në fjalë ndodhet pranë cerdhes së fëmijëve dhe u ndërtua përmes një bashkëpunimi mes komunës së Mitrovicës dhe USAID, që mundësoi financimin prej 60 mijë eurosh.

Top Channel