Gjykata Supreme e Maqedonisë dënoi sot me 12 vjet burg biznesmenin shqiptar Bajrush Sejdiu, i njohur ndryshe si bosi i duhanit.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, Sejdiu u shpall fajtor për akuzat “përfshirje në krim të organizuar”, “shkelje të të drejtave autoriale” dhe “shkelje të ligjit të akcizës”. Ndaj tij u vendos edhe një gjobë prej 25 mijë eurosh.

Ndërkohë, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Naim Seferi dhe Zoran Stojankic u dënuan me nga 15 dhe 13 vjet burg. Ndërsa 10 personat e tjerë të përfshirë në proces morën dënime nga 2 deri në 10 vjet.

Në mars të vitit të kaluar Sejdiu ishte dënuar me 5 vjet burg, ndërkohë që në dhjetor Gjykata e Apelit i mundësoi atij lirimin me kusht kundrejt një garancie prej 1 milion e 400 mijë eurosh. Por sot Gjykata Supreme e hodhi poshtë këtë vendim.

Top Channel