Në komunën e Gjilanit në Kosovë, sa vjen e rritet prania e xhandarmërisë serbe, e cila vendoset kryesisht në fshatin Sullbicë ku ndodhet dhe brezi kufitar me Serbinë.

Banorët e fshatit dhe të të gjithë komunës shprehen të shqetësuar për këtë prani dhe deklarojnë se nëse nuk mbrohen, do të largohen nga vendi i tyre.

“Osa na mbroni, ose do të largohemi që këtej. Sepse ne nuk e duam praninë e xhandarmërisë këtu”, ka deklaruar një prej banorëve.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa ka kërkuar një prani më të madhe të trupave të KFOR-it në brezin kufitar me Serbinë.

Edhe imami i Sllubicës, Jusuf Mustafa ka deklaruar më parë se cdo të premte kur shkon në fshat për shërbimet fetare njoftohet nga banorët për hyrjen në territor të xhandarmërisë serbe.

Top Channel