Itali, arrestohet një i kërkuar në Shqipëri

20/01/2011 10:30

Policia italiane ka arrestuar shtetasin Edmond Sina, 34 vjeç, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për grabitje.

Ai ishtë dënuar në mungesë me 10 vite burg.

Akuza që rëndon ndaj Sinës, është ajo e vjedhjes me armë zjarri në bashkëpunim me persona të tjerë.

34 vjeçari, së bashku me një tjetër person në vendin e quajtur Fabrika e Tullave Nr.3, Tiranë, i ka vjedhur me armë mjetin tip furgon një shtetasi.

Pasi kanë qëlluar në ajër, këta dy shtetas kanë detyruar pasagjerët që ndodheshin brenda furgonit të zbresin, duke u larguar më pas me mjetin e vjedhur.

Top Channel