Zgjedhjet e 8 majit, KQZ hedh shortin

19/01/2011 14:25

Në zgjedhjet e 8 majit, Partia Socialiste do të ketë shumicën në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor me numër çift, kurse Partia Demokratike do të ketë shumicën në komisionet me numër tek.

Shorti u hodh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pa praninë e anëtarëve të zgjedhur nga opozita, që vazhdojnë të mos marrin pjesë në mbledhjet e KQZ-së.

Kodi Zgjedhor parashikon se komisionet zonale përbëhen nga shtatë anëtarë, dy për Partinë Demokratike, 2 për Partinë Socialiste, nga një për LSI-në dhe PBDNJ-në, kurse anëtari i shtatë hidhet me short.

Top Channel