Dule: Të bashkuar më 21 janar

19/01/2011 13:25

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule u ka bërë apel qytetarëve të bashkohen më 21 janar për të ardhmen evropiane të vendit.

Në një dalje për mediat, ai ka dënuar “shfaqjen e shëmtuar” të kryeministrit Berisha gjatë seancës së të hënës në parlament.

“Duhet të shprehim vendosmëri për një demokraci funksionale, shtet të së drejtës, votë të lirë dhe frymë everopiane. Berisha nuk mund të ndryshojë asgjë duke mbyllur sytë përpara realitetit. Në politik dallimi i realitetit, dallon burrat e shtetit nga njerëzit e përditshëm”, theksoi Dule.

Top Channel