Kroacinë mund ta përfshijë së shpejti një version i faqes që tronditi botën. Një “Wikileaks” kroat është duke u përgatitur nga disa persona që mendojnë se është e nevojshme të publikojnë dokumentet sekrete, por edhe të gjitha veprimet dhe bëmat e politikanëve kroatë në 20 vitet e fundit.

Më interesante e bënë këtë histori edhe fakti që këta persona kanë siguruar tashmë disa qindra dokumente.

Krijuesi i kësaj faqe që pritet të vendoset javën e ardhshme, sipas paralajmërimeve, është Dean Gollubiq, një i ri që mbahet mend si kandidati më i ri për president në zgjedhjet e kaluara kur ishte vetëm 25 vjeç.

Sipas gazetës kroate “Vecernji list”, dokumentet e para në Kroaci pritet të kenë për bazë afera korrupsioni e sidomos një vazhdim i aferës së ish kryeministrit Ivo Sanader, i arrestuar për korrupsion.

Gollubiq ka thënë se nëse shikohet në dy dekadat e fundit dhe nëse vetëm grumbullohen fakte të ndryshme lidhur me lëshimet politike, atëherë kjo mjafton.

Por, kur bëhet fjalë për dokumentet sekrete, ai ka 18 vullnetarë në redaksinë e tij nga Kroacia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky edhe mund të thuhet se është efekti i parë dhe simpatia që njerëzit kanë krijuar ndaj krijuesit të WikiLeaks dhe tërheqja për njeriun që zbulon dhe e përndjekin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA