Kosovë, PDK, ofertë deputetëve “rugovianë”
15/01/2011 13:00
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaci po përgatit një ofertë për deputetët “rugovianë”, që kanë shprehur interesin e tyre për të qenë pjesë e koalicionit të ri qeveritar.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i PDK-së, i cili gjithësesi ka preferuar të mbetet anonim.
Sipas këtij burimi, Thaci është i gatshëm t’u ofrojë këtyre deputetëve asgjë më shumë se një ministri.
Burimi ka konfirmuar se aktualisht PDK po zhvillon bisedime të vazhdueshme me deputetë të LDK-së, si dhe me ata të Listës Rugova.
Megjithatë, ka shtuar ai, rezultatet konkrete nga këto bisedime do të mund të dalin vetëm pas përfundimit të procesit të rivotimit në Mitrovicë.
Top Channel