Interpol ekstradon vrasësin e klanit Gina

15/01/2011 12:15

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania një eksponent të rëndësishëm të krimit të organizuar shqiptar, të akuzuar për tentativë vrasjeje.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në aeroportin e Rinasit ka mbërritur shtetasi Arsim Lita, vrasës i grupit kriminal Gina.

Sipas burimeve, në vitin 2001, Lita tentoi të vriste në Tiranë shtetasin Ilirian Borova, një ndër drejtuesit e organizatës së vëllezërve Borova, në luftë me grupin Gina.

Top Channel