Greqi, policia eviton aksionet anarkiste
15/01/2011 19:45
Policia greke ka lajmëruar zbulimin e një seri sulmesh terroriste në kuadër të proçesit që fillon të hënën në Athinë kundër militantëve të grupit të armatosur SPF.
Autoritetet kanë vënë në pranga pesë anëtarë të dyshuar mes të cilëve një e re gjermane, vajzë e një ish anëtari të RAF (Rote Armee Fraktion).
Në një nga vendstrehimet e të arrestuarve janë gjetur dokumente për atentatet e ardhshme që do të ndërmerreshin përpara proçesit.
Top Channel