Policia kosovare ka sekuestruar targat e para të lëshuara nga Serbia për Kosovën, pas urdhërit të dhënë nga ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave targat e konfiskuara janë dy, njëra prej të cilave është bllokuar në Jarinë, ndërsa tjetra në Vushtri.

Sipas burimeve, agjentët e policisë kanë hequr targat nga makinat e dy drejtuesve, për të cilët më vonë do të prononcohet gjykata.

Pas vendimit të Beogradit për të lëshuar targa të reja edhe për Kosovën, ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi urdhëroi menjëherë policinë që t’i konfiskojë ato.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta