Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqyrtuar gjithësej 71 ankesa të partive politike për zgjedhjet e 9 janarit.

Ky institucion ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë rinumërimin e votave në 8 qendra votimi, prej të cilave 4 në Skenderaj, 3 në Decan dhe një në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryesuesi Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, Shukri Sylejmani.

Sylejmani ka deklaruar për “REL” se pjesë e këtij vendimi ka qenë edhe pezullimi për 3 vjet nga detyra të komisionerëve që janë akuzuar se kanë kryer manipulime.

Top Channel