Partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës i kanë thënë jo një kërkese të Lëvizjes Vetëvendosje që bashkërisht të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë seancë ideja ishte që të diskutohej për ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës, dhe atë se çfarë duhet bëjë Qeveria karshi këtyre ngjarjeve.

Refuzimin e një kërkese të tillë e ka bërë publik kryetari i grupit kuvendor të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, nëpërmjet një njoftimi dërguar mediave pasditen e së premtes.

Siç shkruan Ymeri, kjo kërkesë vetëm një ditë pas dhunës së ushtruar nga strukturat ilegale të Serbisë në protestën e tyre, si dhe në të njëjtën ditë kur u sulmuan punëtorët shqiptarë e boshnjakë të cilët po pastronin shtratin e lumit Ibër.

Sipas Ymerit, arsyeja e refuzimit të kësaj iniciative nga grupet kuvendore është pasi ato e kanë cilësuar një seancë të tillë të jashtëzakonshme, me këtë debat si shumë të ndjeshme.

Kësisoji mundësia e thirrjes së Kuvendit për të diskutuar për Veriun pas idesë së Vetëvendosjes që kërkesa të ishte e përbashkët, është bllokuar tani për tani, në mungesë të nënshkrimeve nga ana e deputetëve.

Sipas Vetëvendosjes, janë vetëm disa deputet të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që kanë pranuar një nismë të tillë, por jo edhe i gjithë grupi kuvendor, ashtu siç kanë refuzuar edhe të gjitha partitë politike që janë në Kuvend.  

Ndryshe, në fund të njoftimit të Ymerit, thuhet se Qeveria e Kosovës është zmbrapsur nga ndërhyrja e saj e 25 korrikut, dhe se për çdo ditë e më shumë po heq dorë nga ajo pjesë e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA