Kosovë, gjendja në veri e qetë
02/01/2011 09:10
Institucionet përgjegjëse për rendin dhe sigurinë në Kosovë deklarojnë se situata në veri të vendit është e qetë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, nata ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar ndonjë incident.
Sipas zëdhënësit, veriu vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e trupave të KFOR-it, të cilat kontrollojnë plotësisht pikën kufitare në Jarinë, ndërsa pjesërisht atë në Bërnjak.
Në këtë të fundit, saktëson burimi, trupat ndërkombëtare po bashkëpunojnë me doganierët kosovarë.
Mbrëmjen e djeshme vetë komanda e KFOR-it njoftoi po ashtu se situata në veri paraqitet e qetë, por e tensionuar.
Top Channel