Suedi, pranga të kërkuarit për krime lufte
29/12/2010 19:25
Policia suedeze ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte të kryera në Bosnje gjatë viteve 1992-1995.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet e vendit nordik, sipas të cilave i arrestuari është një shtetas boshnjak rreth të 40-ave.
Sipas burimeve, arrestimi u krye pasi mbi këtë person drejtësia e Sarajevës kishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar.
Suedia konsiderohet si një nga vendet kryesore ku fshihen kriminelët ballkanas të luftës, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve nga rajoni që kanë kërkuar atje azil.
Për këtë arsye, në vitin 2008 qeveria suedeze ngriti një njësi të posacme për gjurmimin dhe kapjen e kriminelëve të luftës.
Top Channel