
Krimi i organizuar në veri të Kosovës nuk vihet dot nën kontroll nga institucionet shtetërore, duke arritur të fitojë miliona euro nga kontrabanda e mallrave që hyjnë nga Serbia.
Kështu shkruan në numrin e sotëm të saj e përditshmja kosovare “Koha Ditore”, e cila citon ministrin e Financave, Ahmet Shala.
“Ata janë më të fortë se ne. Duhet që misioni EULEX t’i ndalojë”, ka deklaruar Shala, duke iu referuar asaj që ai e quan “mafia e bizneseve”.
Sipas ministrit në ikje të Financave, kjo lloj mafieje ka arritur të strukturohet, të organizohet dhe të lobojë kundër shkatërrimit të saj.
Për më tepër, shprehet Shala, grupet kriminale që veprojnë në veri të shtetit të ri mbështeten edhe nga biznesmenë të fuqishëm shqiptarë.
“Për këtë arsye, kjo mafie nuk është ndalur dot as nga qeveria dhe as nga EULEX-i”, shton ministri, i cili ka theksuar se krimit të organizuar kosovar duhet t’i priten më parë rrugët në veri.
Top Channel