Mediat kosovare aludojnë se janë tre opsionet për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kështu, sipas gazetës “Zëri”, opsioni i parë është: formimi i një koalicioni qeverisës të brishtë; i dyti: krijimi i një qeverie teknike që do të përgatiste vendin për zgjedhje të reja; dhe i treti: formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, përmes një koalicioni PDK-AKR-AAK.

E përditshmja kosovare citon analistin Shkëlzen Maliqi, që thotë se matematika e numrave në Kuvend për formimin e koalicionit do të sqarohet pas 9 janarit.

“PDK, si partia fituese, do të detyrohet të lidhë marrëveshje me AKR-në dhe ndoshta edhe me AAK-në, që të sigurojë numrat e nevojshëm në Kuvend”, shprehet Maliqi.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe analisti tjetër Ramush Tahiri, i cili megjithatë nënvizon se, PDK nuk do ta ketë të lehtë duke parë qëndrimet e AAK-së dhe AKR-së.

Top Channel