Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili mbahet prej 10 dhjetorit në burgjet austriake, ka deklaruar se nuk dëshiron të ekstradohet në Kroaci, ku akuzohet për përfshirje në aferat korruptive.

Pas kësaj kërkese, gjykata austriake ka miratuar një vendim që i zgjat Sanader paraburgimin edhe për një muaj, edhe nga frika se ai mund të arratiset.

Avokatët e ish-kryeministrit nuk e kanë parë ende dokumentacionin e palës kroate dhe për këtë arsye i kanë këshilluar klientit të tyre që ta kundërshtojë ekstradimin.

Hetimi ndaj Sanader në Kroaci ka nisur më 9 dhjetor, ndërsa ai, duke e shfrytëzuar imunitetin e deputetit, para se t’i hiqej, u largua nga vendi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta