Në kishën e Shën Gjergjit në Prizren u shugurua sot peshkopi i ri i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Patriarku i Kishës ortodokse serbe Irinej dhe ministra të qeverisë së Beogradit.

Gjatë fjalës së tyre, ata iu referuan indirekt edhe akuzave të ngritura nga raportuesi Dick Marty si dhe u bënë thirrje faktoreve ndërkombëtarë të zgjidhin çështjet e mbetura pezull që preokupojnë komunitetin serb.

“Cfarë të themi për mijëra të zhdukur për të cilët nuk dimë asgjë të cilët kanë vuajtur, nga të cilët janë marrë organe që janë shitur shumë shtrenjtë nëpër botë dhe me këtë kriminelët janë pasuruar? Le të jetë i mallkuar ky lloj përfitimi!”, tha në fjalën e tij patriarku Irinej, i njohur për qendrimin radikal kundër pavarësisë së Kosovës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta