Një zjarr i papritur përfshiu këtë mëngjes një qendër tregtare në qendër të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar, përveç dëmeve të mëdha materiale që janë shkaktuar nga flakët në qendrën tregtare “Ben-af”, prapa Teatrit Kombëtar.

Shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende. Një ndër pistat e para të hetimit është mundësia që flakët të jenë shkaktuar nga bombula e gazit.

Në vendin e ngjarjes menjëherë shkuan ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë hedhur edhe hipotezën e parë.

Zjarri vuri në rrezik edhe dyqanet e tjera në të njëjtën zonë, duke bërë që të zotët e tyre të nxitonin kush të shpëtonte më parë mallin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta