Kryeministri në ikje i Malit të Zi, Milo Gjukanovic ka deklaruar se vendi i tij ka pasur qëndrime miqësore ndaj të gjitha vendeve të rajonit.

Në një intervistë për mediat lokale, ai e ka vënë theksin tek marrëdhëniet me Serbinë, duke nënvizuar se ato i ngarkon pavarësia e Malit të Zi dhe njohja nga Podgorica e pavarësisë së Kosovës.

“Komunikimi politik me Serbinë zhvillohet në rregull, ai është ulur në nivel ministrish. Por në skenën politike në Beograd regjistrohen sinjale se në Serbi ende nuk pajtohen me pavarësimin e Malit të Zi”, ka pohuar Gjukanovic.

Më tej ai ka sqaruar edhe arsyet përse nuk ka shkëmbyer ambasadorët me Kosovën. “Janë dy arsyet, njëra është cështja e përfaqësimit të bashkësisë kombëtare malazeze në Kosovë dhe tjetra është dorëheqja e qeverisë kosovare”, ka sqaruar kryeministri i dorëhequr.

Megjithatë, ai ka shtuar se po krijohen kushte që në vitin 2011 dy vendet të shkëmbejnë ambasadorët.

Top Channel