Serbët e dyshuar për blerje të dëshmive false rreth cështjes së transplantimit të organeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të rikthehen sërish në gjykatë.

Më 19 janar të vitit 2011 do të rikthehet në konfirmim të aktakuzës rasti i katër serbëve të arrestuar në qershor të 2009-ës, nën dyshimet e bazuara për blerje të deklaratave false për transplantim e trafikim organesh në Kosovë.

Kolegji prej 3 gjyqtarësh ka vendosur që lënda të rikthehet në shqyrtim, pasi sipas tyre, vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake për lirim të të dyshuarve nuk ishte i drejtë.

Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i qarkut, Aleksandër Lumezi, i cili ka ngritur edhe dyshime se të dyshuarit e këtij rasti kanë lidhje me raportin e shumëpërfolur të Dick Marty.

Të dyshuarit në xhirimet që posedon RTK ofronin shuma të majme parash në këmbim të deklarimeve të rreme për viktima që do të dëshmonin për transplantim organesh në periudhën e luftës në Kosovë.

Top Channel