
Këngëtarja britanike Susan Boyle ka dështuar për të dytën herë rresht për të arritur numrin më të lartë të albumeve të shitur për Krishtlindje në SHBA.
Boyle është mundur nga bukuroshja amerikane Taylor Swift, albumi i të cilës “Speak Now” u rikthye në krye pasi shiti 5 mijë kopje më shumë se ai i Boyle, “The Gift”.
Swift e ka mundur Boyle edhe në dhënien e cmimit për albumin më të shitur në Amerikë në vitin 2009.
Ndërkohë, albumi i pasvdekjes i Michael Jackson ka bërë debutimin e tij duke zënë vendin e tretë, me 228 mijë kopje të shitura.
Kompania e regjistrimeve “Epic” kishte shpresuar se albumi i Jackson do të shkonte më mirë, duke parashikuar shitjen 400 mijë kopjeve.
Ndërkohë, albumi “Recovery” i reperit Eminem ishte më i shituri për vitin 2010 në Shtetet e Bashkuara, me 3.2 milionë.
Top Channel