Presidenti serb Boris Tadic iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje kirurgjike në themrën e këmbës së majtë, të cilën e kishte të dëmtuar prej kohësh.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave operacioni u zhvillua në Akademinë Mjekësore Ushtarake, në Beograd.

Zyra e presidencës serbe njoftoi pas operacionit se procesi kishte shkuar mirë dhe se kishte përfunduar me sukses.

Presidenti Tadic ka deklaruar në ditët e fundit se, sapo të shërohej nga këmba do të niste një sërë vizitash në vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta