
Ambasadori i SHBA në Shkup, Philip Reeker në një intervistë për BBC-në, ka deklaruar se Maqedonia mund ta zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, por një gjë e tillë varet nga dy palët.
Reeker ka theksuar se SHBA gjithmonë kanë qenë të gatshme të ndihmojnë edhe në arritjen e një konsensusi të brendshëm, edhe pse sipas tij, bëhet fjalë për një çështje biletarale mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Ambasadori amerikan ka shprehur bindjen e tij se dokumentet e publikuara nga Wikileaks nuk do të ndikojnë në ndryshimin e komunikimit me liderët në Maqedoni.
Kurse për raportin e Dick Marty, ai ka thënë se akuzat duhen trajtuar me seriozitet dhe se nuk duhen bërë gjykime pa bërë hetimet.
Vitin 2011 ai e ka vlerësuar si të rëndësishëm për Maqedoninë, për shkak të përvjetorëve, konkretisht 20-vjetorin e pavarësisë dhe 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
Top Channel