Raporti i Dick Martit acaron marrëdhëniet ende të brishta, ndërmjet shqiptarëve dhe serbeve në Kosovë. Kjo madje, u vërtetua nga një grup analistësh shqiptarë dhe serbë të mbledhur në qendrën mediale në Çagllavicë.

Shqiptarët e quajtën tendencioz dhe të pabazuar në fakte raportin ndërkohë serbët e  mbrojtën megjithëse pohuan se nuk ka fakte konkrete.

Grupi i analistëve serbë, por edhe disa nga gazetarët kërkuan nga analistet shqiptarë që raportin e Martit ta pranojnë si të tillë. Madje, disa nga ata shkuan deri në atë pikë, sa t’i akuzonin analistet shqiptarë se enkas po mbanin anën e ish-liderit të UCK-së Hashim Thaçi.

Njëri nga panelistët serb, Nenad Radosavleviç ish-këshilltar i disa nga krerëve të UNMIK-ut deklaroi disa hereë se pas hetimeve të UNMIK-ut të bëra në territorin e Kosovës, nuk kanë hasur në asnjë fakt të vetëm i cili do të provonte të thënat e raportit të Dick Martit.

Gjatë gjithë kohës debati devijonte në tema të ndryshme e me nota emocionale madje, duke përmendur shifra të ndryshme të pakicës serbe në Kosovë dhe jashtë saj.Ndërkohë tema e debatit ajo e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbeti nën hije.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta