
Prokuroria për krime lufte në Serbi ka bërë të ditur se në Gjermani është arrestuar një nga protagonistët kryesorë të ngjarjeve në masakrën e Qyshkut në Kosovë, Zoran Obradoviç i njohur si Bubica.
Kryeprokurori ka bërë të ditur se disa nga këta persona që ende janë në arrati, pra tani 16 nga 26 të dyshuar janë duke u kërkuar në disa zona të ndryshme.
Gjykata për krime lufte ka filluar gjykimin për këtë rast dhe shumica e të akuzuarve kanë mohuar ngjarjet apo pjesëmarrjet në to.
Megjithatë përveç dëshmitarëve shqiptarë ekziston edhe një ish polic që është dëshmitarë bashkëpunëtor i trupit gjykues.
Masakra e Qyshkut ka ndodhur me 14 maj 1999 dhe aty është vrarë edhe babai i ish-kryeministrit kosovar Agim Çeku.
Aktakuza saktëson se aty janë vrarë 43 persona në mënyrën më mizore, fëmijët janë traumatizuar duke u vënë thikën në fyt, ndërsa janë dëbuar 400 civilë.
Sulmuesit kanë plaçkitur mbi 125 mijë marka gjermane. Ndërsa pas luftës edhe një nga personat kryesorë, Nebojsha Miniq është arrestuar në Argjentinë, por më pas ka vdekur nga virusi HIV.
Top Channel