Lady Gaga, një yll edhe jashtë skene

24/12/2010 11:35

Lady Gaga është këngëtarja që ka kryer më shumë vepra të mira në shërbim të komunitetit gjatë vitit 2010, informoi mëngjesin e sotëm rrjeti informativ amerikan “CNN”.

Këngëtarja britanike, e cila është një aktiviste e të drejtave pro grupimeve homoseksuale, u rendit e para në listën e 20 persoliteteve më të njohur që bëjnë punë të mirë për njerëzit.

Këngëtarja amerikane, Alica Keys, e cila i ka dedikuar shumë kohë nga jeta e saj luftës kundër HIV dhe AIDS ndiqte në vendin e dytë.

Sipas rendit të klasifikimit, lista e personaliteteve vijonte me Taylor Swift, Ashton Kutcher, Demi Moore, Ellen DeGeneris, Nick Jonas, Matt Damon, Leonardo Di Caprio, Oprah Winfrey dhe Justin Bieber.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta