Kroacia ndërmori një hap të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur tre kapituj të negociatave të anëtarësimit. Në Bruksel përfunduan bisedimet për cështje si drejtesia, siguria, mbrojtja dhe mjedisi, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të mbyllur.

Si Bashkimi Europian dhe Kroacia synojnë të përfundojnë bisedimet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe të nënshkruajnë traktatin e hyrjes në vjeshtë, megjithëse deri tani nuk është caktuar një datë.

Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle tha se është një objektiv që duhet të përmbushet gjatë presidencës së radhës të Hungarisë.

Ai paralajmëroi se ka ende punë për të bërë, duke e cilësuar vitin 2010 një vit i suksesshëm për negociatat me Zagrebin pas përfundimit të 11 kapitujve.

Bashkimi Europian po tregohet shumë i kujdesshëm për zgjerimin e mëtejshëm duke vendosur disa mekanizma të rinj për proçesin e negociatave me vendet kandidate.

Kroacia dhe Turqia do të jenë subjektet e parë të këtyre rregullave.

Kroacia është në fazën përfundimtare, pas pesë vjetë negociatash, por ka përpara disa vendime të rëndësishme që duhet të merren.

Vendi duhet të ristrukturojë industrinë detare dhe të vazhdojë luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Jandrokovic tha se veprimet ligjore kundër ish-kryeministrit Ivo Sanader dhe politikanëve të tjerë tregojnë vendosmërinë e Kroacisë për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet.

Shtatë çështjet të tjera mbeten për t’u diskutuar dhe finalizuar gjatë muajve të ardhshëm.

Hungaria, që do të drejtojë Këshillin e Ministrave të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, ka vendosur përfundimin e negociatave me Kroacinë, në krye të listës së përparësive.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta