Greqia, FMN: Ok shtyrjes së borxhit
24/12/2010 12:50
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka aprovuar në parim zgjatjen e periudhës së shlyerjes së borxhit për Greqinë.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi grek, Panagiotis Roumeliotis, sipas të cilit FMN është gati të zgjasë rimbursimin deri në vitin 2020.
Roumeliotis ka saktësuar se shumica e vendeve anëtare të FMN është në favor, por për dhënien e dritës jeshile duhet pritur miratimi nga Eurogrupi.
Zyrtari grek ka lënë kështu të nënkuptohet se Fondi është i gatshëm t’i lejojë shtetit helen një falje nga 4.5 deri në 5.5 vjet.
Ndihmat kolosale që i janë dhënë Greqisë nga FMN janë thelbësore për nxjerrjen e vendit nga kriza më e rëndë ekonomike që e ka përfshirë.
Top Channel