Gelbert: Akuzat e Marty, serioze
24/12/2010 10:20
Ish-i dërguari i posacëm i SHBA për Ballkanin, Robert Gelbard ka deklaruar se akuzat e bëra nga raportuesi Dick Marty për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci janë serioze dhe duhen hetuar.
“Akuzat ndaj Hashim Thacit janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe serioze, saqë mbi to duhen kryer hetime”, ka pohuar Gelbard.
Por nga ana tjetër, ai ka theksuar se Dick Marty është një njeri që kërkon me cdo kusht të tërheqë vëmendjen.
“Marty është i prirur për sensacionalizëm, por ai ka bërë akuza serioze të cilat duhet të hetohen”, ka nënvizuar Gelbard.
Por ish-diplomati amerikan ka shtuar më tej se akuzat e raportuesit të KiE nuk do të kenë asnjë ndikim tek pavarësia e Kosovës.
Top Channel