Beckham nuk do të bëhet Sër

24/12/2010 08:35

David Beckham nuk do të bëhet Sër gjatë 2011-s, pasi nuk është përfshirë në listën e të ftuarve nga Mbretëresha për pritjen e Vitit të Ri, në plan për t’u zhvilluar javën e ardhshme.

Lajmin e bënë të ditur mediat angleze në mëngjesin e sotëm. Të gjithë personat që presin të nderohen me titullin e lartë ftohen paraprakisht prej Mbretëreshës në aktivitetin e rëndësishëm të fundvitit.

35-vjeçari Beckham, i cili ka arritje të shumta në karrierën sportive, me kontribute të rëndësishme bamirëse dhe shumë aktiv në kandidaturën e Anglisë për të siguruar Botërorin e vitit 2018, përflitej nga media si një kandidat serioz.

Top Channel