Tiranë, hapet ekspozita me 27 artistë

23/12/2010 20:55

Edicioni i 17-të i ekspozitës së arteve pamore “Onufri”, me emrin “Unë jam Arti”, u hap gjatë ditës së sotme, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, në Tiranë.

Piktura, fotografi dhe skulptura të 27 artistëve nga Shqipëria dhe Kosova ishin subjekti i ekspozitës së organizuar prej Suzana Varvarica Kukës.

”Koncepti që mbështetet në unëu takon njerëzve që bëjnë art konkret”, deklaroi Kuka. “Fjala jam i referohet vendit ku këta artistë jetojnë, ndërsa arti është nxjerrja në pah e koshiencës dhe subkoshiencës. Çdo punim ka një koncept vetjak”.

Një prej artistëve që me veprat e saj merr pjesë në ekspozitë është Oriana Kamberi. “Kam bërë një medalje për punët kulturale. A është me të vërtetë dikush i aftë që ta meritojë?”.

Çmimet për fituesit do të shpallen në javën e tretë të janarit, ndërsa ekspozita do të qendrojë e hapur për publikun deri  me 3 shkurt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta