
Në Kosovë ka gjithnjë e më pak shpresë për fatin e mbi 1800 personave të zhdukur nga ushtria serbe gjatë luftës.
Misioni EULEX ka ndaluar identifikimin e skeleteve që gjenden e morgun e spitalit të Prishtinës, ndërsa qindra të tjerë mendohet se janë në varre masive në Serbi.
Denoncimi është bërë nga Arsim Gërxhaliu, ekspert i mjekësisë ligjore.
“Unë si drejtor i departamentit mund të them se këtë vit jemi izoluar komplet nga kjo cështje edhe pse jemi brenda kërkesës sonë. Nga zoti Robinson i EULEX-it jemi larguar pa asnjë sqarim”, ka deklaruar Gërxhaliu.
Ai tha se ka informuar institucionet ndërkombëtare për këtë cështje dhe se pret nga ato një përgjigje konkrete.
Ndërkohë, kryetari i komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj ka deklaruar se për këtë cështje i duhet bërë presion Serbisë.
Top Channel