Ambasadori austriak Volfgang Petriç, e cilësoi raportin e Dick Marty të pabazuar në fakte. I pyetur nga Top Channel, z. Petric tha se e priti me skepticizëm atë, pasi të tilla akuza ishin ngritur edhe më parë nga Beogradi apo Moska.

“Këto akuza prej 10 vjetësh qarkullojnë lart e poshtë, dje në Beograd e Moskë e sot për çudi nga një senator zvicerian. Akuzat mbeten shumë misterioze, aq më tepër që këto vitet e fundit në rajon vepron NATO, EULEX dhe Kombet e Bashkuara”, tha Petric.

Ai vazhdoi se vendet e BE-së janë përgjegjëse për këtë raport dhe duhet të merren seriozisht me këto akuza për të zbarthur se ku qendron e vërteta dhe kush mund të fshihet pas akuzave ndaj qeverisë së një shtetit të pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA